ADRIATIC-ROUTE – Përfaqëson një projekt që është i bazuar në përdorimin e TIK (teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit), si dhe në promovimin e vetëdijes dhe zgjerimin e territorit në kulturë dhe multimedia. Ai synon promovimin e formave alternative të turizmit në zonën e Adriatikut nëpërmjet sistemeve të transportit multimodal. Qëllimi përfundimtar është që të rrisë lëvizshmërinë në rajonet pjesëmarrëse për qëllime të turizmit tematik, me theks të veçantë në gastronomi, dhe në të njëjtën kohë ai synon promovimin e lëvizjes nga një rajon / vend në tjetrin. Termi “Gastronomi” nënkupton si kulturën po ashtu dhe ushqimet, kështu ai paraqet një sektor të rëndësishëm me potencial të madh në zonat ndërkufitare.
Ky objektiv do të arrihet nëpërmjet zhvillimit të një platforme Ëeb-GIS që do të lidhë pasuritë turistike, kulturore, dhe natyrore me sistemet e transportit të rajoneve që marrin pjesë, ndërsa në të njëjtën kohë ai do të përmirësojë aksesin ndaj informacionit dhe shërbimeve të pasurive turistike, natyrore dhe kulturore dhe sistemet e transportit.
Address: Square Pirou 1 ,
Postal Code. 452-21
TEL: 26510-26230, 27392
FAX: 26510- 77637
E- MAIL: periferiarxis@php.gov.gr
URL: www.php.gov.gr