Rajoni i Epirit – Greqi (partneri kryesor i projektit)
Rajoni i Epirit, një nga 13 rajonet administrative të Greqisë, është një njësi e vetme e decentralizuar administrative me fuqinë për të siguruar që Politikat Kombëtare për Zhvillim po zbatohen në nivel rajonal. Rajoni i Epirit përbëhet nga 4 Njësi Rajonale nga të cilat Njësia Rajonale e Thesprotisë merr pjesë në këtë projekt.
Nga një pikëpamje territoriale, Rajoni i Epirit është një rajon malor që shtrihet nga rrethinat perëndimore të maleve të Pindit dhe gradualisht arrin në det.
Midis tyre ne gjejmë, lugina të vogla të ngushta, që përshkohen nga lumenjtë Acheron dhe Kalamas.
Dielli, deti, peizazhi malor, historia dhe tradita përzihen harmonikisht dhe i ftojnë vizitorët për t’u njohur me këtë vend nga Sagiada deri Acheron, dhe nga Drepano në Sivota dhe Perdika, nga malet e Mourgana deri në simbolin e lirisë në tregimet e Soulit.